LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit hapin në Kiev ekspozitën me tanket e shkatërruara ruse

Ukrainasit hapin në Kiev ekspozitën me tanket e shkatërruara ruse

Ukrainasit në Kiev kanë hapur një lloj ekspozite, duke prezantuar në qendrën e qytetit tanket e shkatërruara ruse si dhe mjetet e tjera të blinduara, që u shkatërruan nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Forcat ruse në fillim të pushtimit në Ukrainë kishin tentuar ta marrin nën kontroll kryeqytetin – Kievin, dhe të rrëzojnë nga pushteti qeverinë aktuale – duke e vendosur një qeveri kukull pro-ruse, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura ruse kanë arritur të ndalin agresionin rus që u erdh nga Bjellorusia, pasi përmes këtij shteti u futën forcat e para që ia mësynë kryeqytetit ukrainas. E në fund të marsit, forcat ukrainase pas tërheqjes së trupave ruse, morën nën kontroll edhe periferinë e Kievit.

Ukrainasit falënderojnë SHBA-të për armatosjen e këtij vendi, rrugëve të Kievit murali me predhën anti-tank zbukuron kryeqytetin – “Shën Javelin”
Lexo po ashtu Ukrainasit falënderojnë SHBA-të për armatosjen e këtij vendi, rrugëve të Kievit murali me predhën anti-tank zbukuron kryeqytetin – “Shën Javelin”

Në luftimet tejet të ashpra që janë zhvilluar në Bucha dhe Irpin, janë shkatërruar një sasi e madhe e mjeteve të blinduara ruse. Rol të madh në këtë kanë luajtur sistemet kundër mjeteve të blinduara siç janë predhat amerikane Javelin dhe ato britanike NLAW, që iu dhanë ukrainasve nga shtetet perëndimore.

Sipas të dhënave të Oryxa, ueb-faqe e specializuar që merret me pajisjet e shkatërruara ushtarake në luftën në Ukrainë, Rusia nga fillimi i luftës ka humbur 3778 pajisje të rënda ushtarake – ku 693 prej tyre janë tanke.

Në fotogaleri mund të shihet një pjesë të pajisjeve ushtarake ruse që janë ekspozuar në sheshin Mikhailivska të Kievit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori