Një seri pakosh të dyshimta të dërguara në ambasadat ukrainase mbanin të gjitha adresën e një përfaqësie makinash Tesla në Gjermani.

Reklama

Dhe ato, zakonisht dërgoheshin nga zyrat postare pa mbikëqyrje video, përcjell Telegrafi.

Kështu ka thënë të mërkurën ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba sipas të cilit 31 misione ukrainase në 15 vende kishin marrë pako të tilla në atë që ai e quajti një “fushatë terrori kundër diplomatëve ukrainas”.

Ukraina, pjesë të së cilës janë pushtuar nga Rusia, tha javën e kaluar “pako të përgjakshme” që përmbanin sy kafshësh ishin dërguar në disa prej misioneve të saj në Evropë, menjëherë pasi një letër bombë shpërtheu në ambasadën e saj në Spanjë dhe policia çaktivizoi të tjera të dërguara, ndër të tjera.

Reklama
Reklama

“Të gjitha zarfet kanë të njëjtën adresë dërguesi: shitësit e makinave Tesla në qytetin gjerman të Sindelfingen. Zakonisht, dërgesa bëhej nga zyrat postare që nuk ishin të pajisura me sisteme të mbikqyrjes video”, ka shkruar Kuleba në Facebook.

“Kriminelët morën gjithashtu masa për të mos lënë gjurmë të ADN-së së tyre në pako. Kjo tregon në veçanti nivelin profesional të zbatimit”.

Autoritetet gjermane dhe përfaqësia e prodhuesit të makinave elektrike Tesla në Sindelfingen në Gjermaninë jugore nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesave të Reuters për koment.

Shefi Ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk është kritikuar në Ukrainë për sugjerimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilat propozuan kushte që Kievi i konsideronte si shpërblyese të Rusisë.

Reklama
Reklama

Musk gjithashtu shkaktoi alarm në Kiev kur tha në tetor se kompania e tij e raketave SpaceX nuk mund të financonte pafundësisht shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë, i cili ka ndihmuar civilët dhe ushtrinë e vendit të qëndrojnë online gjatë luftës me Rusinë.

Megjithatë, një ditë më vonë, Musk tha se SpaceX do të vazhdojë të financojë Starlink në Ukrainë, duke përmendur nevojën për “vepra të mira”. /Telegrafi/