LAJMI I FUNDIT:

Ukraina do të shpenzojë 500 milionë euro për dronë këtë vit

Ukraina do të shpenzojë 500 milionë euro për dronë këtë vit

Ushtria e Ukrainës do të shpenzojë 500 milionë euro (545 milionë dollarë) për dronë këtë vit, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Reznikov tha se 16 marrëveshje furnizimi janë nënshkruar tashmë me prodhuesit ukrainas.


“Në vitin 2023, ne po rrisim prokurimin e UAV-ve për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkroi ai në Facebook.

“Ne planifikojmë të ndajmë rreth 20 miliardë hryvnia (545 milionë dollarë) për këtë segment”.

Ukraina ka marrë sasi të konsiderueshme të UAV-ve nga partnerët e saj, duke përfshirë Bayratkar TB2 të pajisur me raketa të Turqisë dhe dronin zbulues Black Hornet të prodhuar në Norvegji.

Por Kievi tani shpreson të rrisë prodhimin vendas për të ndërtuar atë që zyrtarët e kanë quajtur një “ushtri dronësh”.

Javën e kaluar ushtria e Ukrainës njoftoi se do të fillonte krijimin e kompanive të dronëve sulmues brenda forcave të saj të armatosura dhe Reznikov tha se ministria e mbrojtjes kishte marrë aplikime që propozonin 75 dronë të ndryshëm të prodhimit ukrainas. /Telegrafi/