Një total prej 12 vendesh kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës rreth 100 tanke Leopard 2 nëse Gjermania e lejon një gjë të tillë pasi e ka të drejtën e licencës, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas për ABC News.

Reklama

Burimi tha se marrëveshja u arrit javën e kaluar në bazën e forcave ajrore amerikane Ramstein në Gjermani, ku aleatët diskutuan se si të mbështesin Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Çfarë janë tanket Leopard 2 që po i kërkon Ukraina? Çfarë janë tanket Leopard 2 që po i kërkon Ukraina?

Spanja, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur gatishmërinë të ofrojnë disa nga tanket e tyre, tha zyrtari, raporton skynews.

Tashmë dihet publikisht se Polonia është e gatshme t’i japë Ukrainës tanke Leopard 2.

Reklama

Polonia dëshiron të dërgojë 14 tanke gjersa ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak i ka bërë thirrje Gjermanisë “të bashkohet me koalicionin e vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2”.

Reklama

Zyrtarët polakë kanë treguar se Finlanda dhe Danimarka janë gjithashtu të gatshme t’i bashkohen Varshavës në dërgimin e Leopardëve në Ukrainë.

Ndryshe, një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se “tashmë kemi pranuar një kërkesë prej shtetit të Polonisë për lejimin e eksportit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë, e cila gjë do të shqyrtohet me procedura të shpejta në përputhje me ligjet e vendit”. /Telegrafi/