LAJMI I FUNDIT:

Ukraina konfirmon çlirimin e dy qyteteve në rajonin e Khersonit

Ukraina konfirmon çlirimin e dy qyteteve në rajonin e Khersonit

Forcat ukrainase kanë rimarrë dy qytete në rajonin jugor të Khersonit – Davydiv Brid dhe Velyka Oleksandrivka, konfirmoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

“Marinsat ukrainas po përparojnë me besim drejt Detit të Zi”, njoftoi ministria e mbrojtjes në Twitter, raporton cnn.

Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i këshillit rajonal të Khersonit, konfirmoi çlirimin e qytetit të Velyka Oleksandrivka në Telegram.

Njoftimet vijnë pasi zyrtarë dhe analistë pro-rusë, si dhe zyrtarë ukrainas, thonë se forcat ukrainase po bëjnë përparime të rëndësishme drejt qytetit të pushtuar Kherson, përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro.

Kherson është një nga katër territoret pjesërisht të pushtuara që Rusia pretendoi se po aneksonte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ndryshe, Duma ruse sot ka votuar pro aneksimit të katër qyteteve ukrainase – Kherson, Zaporazhzhia, Donetsk dhe Luhansk. /Telegrafi/