LAJMI I FUNDIT:

Ukraina: Bjellorusia, peng bërthamor i Rusisë

Ukraina: Bjellorusia, peng bërthamor i Rusisë

Rusia e ka marrë Bjellorusinë si “peng bërthamor”, këto ishin disa nga deklaratat e para të kreut të qeverisë ukrainase, pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore “taktike” në territorin e aleatit të saj – Bjellorusisë.

Reklama

“Kremlini e ka marrë Bjellorusinë si peng bërthamor”, shkroi në Twitter, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke shtuar se ky vendim ishte “një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit”, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i presidentit rus “maksimizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimit publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse”, shtoi Danilov.

Mjeshtër të kamuflimit, ukrainasit të gatshëm për beteja të ashpra – sa ushtarë i shihni në këtë video?
Lexo po ashtu Mjeshtër të kamuflimit, ukrainasit të gatshëm për beteja të ashpra – sa ushtarë i shihni në këtë video?

Putin tha të shtunën se Moska do të vendosë armë bërthamore “taktike” në territorin e aleatit të saj Bjellorusi.

“Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë: Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur armë taktike bërthamore në territorin e aleatëve të tyre për një kohë të gjatë,” tha Putin në një intervistë për televizionin rus.

“Ne ramë dakord të bëjmë të njëjtën gjë,” shtoi ai, duke thënë se kishte pëlqimin e Minskut.

Edhe pse Bjellorusia nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë, Moska e përdori territorin e saj për të nisur një ofensivë kundër Kievit vitin e kaluar dhe për të kryer sulme.

Sipas Putin, vendimi për vendosjen e armëve “taktike” në Bjellorusi u nxit nga “gatishmëria e Londrës për të dërguar armë me uranium të varfëruar në Ukrainë”, gjë që u diskutua së fundmi nga një zyrtar britanik. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa

"Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë": Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Evropa
Kalo në kategori