Uji rrezikon 15 familje në Viti, diku mund të futesh vetëm me varkë (Video)

Kryetari i këtij fshati, Abdyl Mustafa, ka treguar se shumë familje janë bllokuar nga përmbytjet e fundit.
Në ndihmë banorëve u kanë dalë edhe zyrtarët komunalë dhe pjesëtarë të Kryqit të Kuq.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se është e tepërt që pas çdo shiu të përballen me përmbytje.
Ai, ka treguar se ua ka qarë hallin institucioneve qendrore për problemin e lumit Morava, që është edhe shkaktari kryesor i përmbytjeve, përcjell Koha.net.
Derisa, ka kërkuar nga ministri i Ambientit, Ferid Agani, që t’i vizitojë këto fshatra.
Ndërkohë, Komuna pritet ta bëjë vlerësimin e dëmeve si pasojë e përmbytjeve. Uji i ka marrë edhe fshatrat: Skifteraj e Radivojvc.
Nga
Telegrafi
29/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































