Një i diplomuar palestinez mendoi se do të vdiste, pasi ai pretendon se ishte rrahur, vetëm sepse është mysliman, kur i uroi dikujt Krishtlindjet.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për studentin e Universitetit të Durhamit, Ihsan Abualrob, u hap duke rrëfyer ngjarjen e tmerrshme dhe tha se ai ishte goditur në kokë dhe trup nga tre burra.
Sulmi i dyshuar thuhet se ndodhi në orën 20:40 në prag të Krishtlindjes, në Framwellgate Moor, Durham, dhe 27-vjeçari u trajtua menjëherë në spital.
Abualrob ka thënë: “Në një moment kam humbur vetëdijen. Unë kam qenë i pafuqishëm dhe mendova se ky ishte fundi. Ishte aq e frikshme”.
“Unë vij nga Palestina, e cila është një vend shumë i konfliktuar dhe kam ardhur këtu me shpresën që të kem një jetë paqësore dhe se nuk duhet të jetojë me frikë”.
“Krishtlindja duhet të jetë një kohë dashurie dhe shprese, jo dhunë”.
Policia ka konfirmuar se dy burra janë arrestuar lidhur me sulmin. /Telegrafi/