LAJMI I FUNDIT:

Ua kishte zënë vendparkimin, banda rumune i shkatërruan veturën fqinjit të tyre (Video)

Ua kishte zënë vendparkimin, banda rumune i shkatërruan veturën fqinjit të tyre (Video)

Ky është momenti tronditës që një grup njerëzish sulmuan makinën e fqinjit të me mjete të forta.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, sulmi i egër ndodhi sepse burrat ishin të hidhëruar pasi fqinji kishte parkuar në ‘hapësirën e tyre’ në Barking, Londër.


Pamjet tronditëse, të kapura nga një fqinj, i tregojnë tre burrat të armatosur me mjete të forta, duke thyer dritaret, pasqyrat e veturës, dhe jo vetëm.

Një nga burrat mund të dëgjohet duke thënë “kjo është e mjaftueshme” në gjuhën rumune ndërsa një tjetër përgjigjet duke thënë fjalën e zhargonit “belea” që përkthehet si ‘kënaqësi e madhe’. /Telegrafi/