LAJMI I FUNDIT:

U17 e KF A&N me sukses jashtë Kosovës, rrëmbejnë trofeun “Menduh Dedja 2019”

U17 e KF A&N me sukses jashtë Kosovës, rrëmbejnë trofeun “Menduh Dedja 2019”

Edhe një klub i futbollit që merret me grupmoshat e reja ishte themeluar para dy vjetësh.

Me një iniciativë private, KF A&N mes shumë sakrificash është themeluar në qytetin e Prizrenit, ku merret me grupmoshat e reja.


Ekipi që merret me zbulimin dhe nxjerrjen e talenteve të rinj, tashmë ka nisur të jap sukseset e para edhe jashtë Kosovës.

Së fundi, djelmoshat e deri 17 vjet kanë fituar një trofe të rëndësishëm në qytetin e traditës, Shkodër.

Në fakt, është mbyllur me sukses kupa “Menduh Dedja 2019” e organizuar nga “Shkodra Sport Event”, ku morën pjesë tri skuadra.

Prizrenasit kanë shënuar dy fitore të njëpasnjëshme për të arritur deri tek titulli i kampionit të turneut, i cili ka shënuar këtë vit edicionin e dhjetë.

Klubi që në gjirin e vetë ka lojtar pothuajse të të gjitha qyteteve të Kosovës ka mposhtur në finale bashkëmoshatarët e tyre të skuadrës së famshme shqiptare, Vllzania me rezultat 3-2.

Paraprakisht, A&N triumfoi në ndeshjen e parë kundër skuadrës shkodrane të grupmoshave të reja, Djemnia me rezultat 2-1.

Ndryshe, djelmoshat po udhëhiqen me sukses nga trajneri i njohur, Genc Tamniku, i cili më parë ka drejtuar edhe Lirinë e Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori