Site icon Telegrafi

U shpall në kërkim të policisë për protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës, Stresi flet i zhgënjyer: 13 policë në 3 të natës, ku është ai krimineli

Foto: Arkiv

Në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vrasja e një të riu të quajtur, Klodian Rasha, bëri bujë të madhe.

I ndjeri, i cili u vra nga efektivi i policisë, ishte edhe mik i reperit Arkimed Lushaj (emri i vërtetë i Stresit).

Në protestat që u organizuan në Shqipëri i pranishëm gjatë asaj kohë ka qenë edhe artisti i njohur, i cili më pas u shpall në kërkim të policisë për shkak se thuhej nxiti protestën.

Stresi (Foto: YouTube)

Pas rikthimit nga Londra, ai ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5” derisa ka folur për shumë gjëra e po ashtu edhe për këtë ngjarje.

I njëjti thotë se policia i kishte shkuar të ëmës së tij në tre të natës dhe se kishte thënë se ‘ku është ai krimineli’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

“Jam shumë dakord njoftoje personin në fjalë, ke qenë aty të vish të paraqitesh në komisariat por jo t’i shkosh nënës time në tre të natës 50 policë në lagje ku është ai krimineli, por çka bëra ku është ai krimineli, me një milion të rinj në protestë na vratë shokun thanë që ka pasur armë nuk kishte dolën videot pas tre muajsh të shkretit”.

 

“Kisha drejtë nga fillimi deri në fund, gjithmonë kjo më ndodhë mua, unë duhet të kapem unë duhet të iki, të lë nënën time, të lë babanë, karrierën. Në rregull isha në protestë më thirr tamam unë do të vijë. Shqipëria ka ecur përpara për disa gjëra, shpresojmë që çdo gjë po vjen mirë. Ne këtu jemi për të protestuar për padrejtësitë. Por t’i shkosh nënës time në tre të natës, 13 policë, nuk ndodh kjo por ndodh se jam unë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version