Zona përreth Parlamentit britanik është mbyllur, pasi një pako e dyshimtë u gjet pranë Dhomës së Lordëve.
Policia metropolitane konfirmoi se kishte një pako të dyshimtë, duke u detyruar që të gjitha rrugët në zonë të mbyllin, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ajo u gjet në Victoria Garden, pranë Dhomës së Lordëve. Kolegji i të Gjelbërve është evakuuar gjithashtu nga policia.
Por me gjasë se tani gjithçka ka përfunduar pa ndonjë problem, pasi paketa u “konfirmua se nuk ishte e dyshimtë”, thanë nga policia metropolitane.
Roads around Parliament are being closed due to a security threat. pic.twitter.com/xYlav2zj1z
— Paul McNamara (@PGMcNamara) February 27, 2025
“Të enjten, më 27 shkurt, policia u thirr në Victoria Garden, pas raportimeve të paketës së dyshimtë. Policët janë aktualisht në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Janë mbyllur të gjitha rrugët përreth”, ishte thënë më herët nga policia britanike. /Telegrafi/