Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe bashkëshorti i saj ,Fisnik Syla, kanë qenë kryefjala e mediave rozë javëve të fundit.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Ishujt Maldive, e ndërsa së fundmi janë rikthyer në Kosovë, në një rezidencë luksoze që e kanë blerë së fundmi në Prishtinë.
Në një intervistë të fundit për “Prive”, Fjolla dhe Fisniku kanë folur gjerë e gjatë për njohjen e tyre, teksa kanë hedhur poshtë disa prej thashethemeve në media që fliteshin për ta.
Është përfolur në disa media se vjehrra e Fjolla Morinës me të mësuar lajmin se ajo do të jetë nuse e saj, kishte pësuar shok dhe ishte sëmurë, dhe se familja e bashkëshortit nuk e kishin pranuar si nuse.
Por një gjë të tillë, Fjolla dhe Fisniku e mohuan kategorikisht.
“Këtu s’ka absolutisht asgjë te vërtet, prindërit e mi biles flasin më shumë me Fjollën në telefon se sa me mua”, tha Fisniku, duke potencuar se gjithçka është një thashethem.
Ndërsa edhe Fjolla theksoi se ka raporte të mira me vjehrrit, duke u shprehur: “Absolutisht nuk është e vërtetë, unë kam raporte shumë të mira, me babin e Fisnikut flas shumë shpesh, edhe me mamanë, edhe krejt ne rregull i kemi raportet”.
Çifti gjithashtu treguan se ruajnë raporte shumë të mira me fëmijët e njëri-tjetrit, që vijnë nga lidhjet e tyre të mëparshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RcKcbc0AuWY&ab_channel=PriveTV