Site icon Telegrafi

U mbajt takimi i dytë bashkërendues me donatorë lidhur me përmbytjet në Shkup dhe Tetovë

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim bashkërendues me donatorë, i dyti me radhë, lidhur me vërshimet katastrofale që ndodhën më 06.08.2016, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim morën pjesë edhe Piter Hlieram, udhëheqës i ekipit të ekspertëve që arritën në Republikën e Maqedonisë përmes Mekanizmi të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, si dhe Louisa Vinton, koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.

Zv. kryeministri Ademi theksoi se qëllimi i takimit është të fitohet një pasqyrë më e qartë për mbështetjen e përgjithshme të donatorëve, për të cilën nga ky moment u sigurua nga ana partnerëve bilateral, për të cilën fillimisht u diskutua edhe në mbledhjen paraprake.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Hlieram informoi për rolin dhe mbështetjen të cilën e siguron Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, koordinimi i ndihmës tashmë të pranuar si dhe ndihma e cila në mënyrë plotësuese do të arrijë. Ai prezantoi edhe këshillat që kanë të bëjnë me listën e nevojave, problemet gjeohidrologjike dhe problemet me kanalizim, si edhe mënyrat që të njëjtat të zgjidhen dhe të sanohen./Telegrafi/

Exit mobile version