Një pasaportë ruse është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të rrënuar nga bombat ruse në Kiev të Ukrainës. Kjo është bërë me qëllim që të dokumentohet se Moska po ndëshkon qytetarët e saj.

Pasaporta i takon Ekaterina Volkovas, që jetonte në ndërtesën që u rrënua nga bombat ruse. Bashkëshorti Oleksiy dhe vajza ishin me të në apartament, kur raketa goditi objektin, transmeton Telegrafi.

Nga shpërthimi i fuqishëm, Ekaterina dhe vajza e saj Eugenia janë hedhur disa kate më poshtë, kurse bashkëshorti Oleksiy mbeti i vdekur.

Modelja dhe snajpersitja braziliane me përvojë nga lufta e Irakut, humb jetën nga granatimet Kharkiv Modelja dhe snajpersitja braziliane me përvojë nga lufta e Irakut, humb jetën nga granatimet Kharkiv

Ekaterina ka lindur dhe është rritur në Rusi, kurse bashkëshorti i saj ishte ukrainas të cilin e takoi tetë vite më parë, kur shkoi në Kiev për të punuar.

Prej asaj kohe ishin të pandashëm. Megjithatë bombat ruse goditën apartamentin e tyre që ishte i kobshëm për Oleksiy.

Në anën tjetër këto pamje të realizuara nga ekipi i BBC-së, dëshmojnë se ushtria ruse nuk ka për cak infrastrukturën e ushtrisë ukrainase, por atë civile, duke mos zgjedhur objektivat – pra qëllimi i tyre është që të shkaktojnë sa më shumë vdekje. /Telegrafi/