LAJMI I FUNDIT:

U lëshuan pasaportat e para biometrike

U lëshuan pasaportat e para biometrike

E plotësuar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt një ceremoni me rastin e fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike edhe për qytetarët e Kosovës. Në ceremoni merrnin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se me fillimin e lëshimit të pasaportave biometrike është plotësuar një ndër kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësohen drejt liberalizimit të vizave.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fillimi i lëshimit të pasaportave biometrike është shenjë se Kosova do të plotësojë kushtet për liberalizim të vizave, me shpejtësi dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian.

“Me lëshimin e pasaportës së parë biometrike po e përmbushim një parakusht shumë të rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin e sigurisë së dokumenteve, ashtu edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Është një hap i madh për Kosovën, është dokument që barazon qytetarët e Kosovës me ata të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Thaçi.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, vendi ku janë duke u prodhuar pasaportat biometrike, tha se kështu ka përfunduar një punë e madhe, delikate dhe sfiduese që është bërë në mes partnerëve të shkëlqyeshëm, Kosovës dhe Austrisë, në një periudhë shumë të shkurtër.

Qytetarët e parë të Republikës së Kosovës të cilët janë pajisur me pasaporta biometrike janë Fatos Bajçinovci, Zymrije Grajçevci dhe Ender Alija. /Telegrafi/

E plotësuar – Qytetarët e Kosovës nga e hëna mund të aplikojnë për pasaporta biometrike. Qytetarët e Kosovës nga e hëna mund të aplikojnë për pasaporta biometrike.

Zyrtarisht aplikimi për të marrjen e pasaportës biometrike u bë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast aplikuan pesë vetë.

Në mesin e atyre që aplikuan ishin dy shqiptarë, një turk, një serb dhe një boshnjak.

Siç shpjeguan zyrtarët e MPB-së, procedura për aplikim është shumë e thjeshtë, ndërsa pasaportat do të prodhohen në Austri dhe janë të standardeve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori