Në fillim të këtij muaji, Beheshta Arghand është futur në librat e historisë së Afganistanit.
Arghand, prezantuese e lajmeve në rrjetin mediatik TOLO të Afganistanit, ka intervistuar drejtpërdrejtë një zyrtar të lartë të talebanëve, transmeton Telegrafi.
Kjo bisedë e tyre ka qarkulluar në mediat botërore. E dy ditë më vonë, Arghand sërish shkeli vijat e kuqe. Intervistoi Malala Jusafzai, aktivisten që i mbijetoi sulmit të talebanëve.
Nga TOLO kanë bërë të ditur se kjo ishte hera e parë që Jusafzai ishte intervistuar nga ndonjë televizion në Afganistan. E menjëherë pas kësaj, Arghan vendosi të braktis Afganistanin, duke theksuar se ndihet e rrezikuar.
Gjatë një interviste dhënë për CNN, ajo i ka përshkruar në detaje dy javët e saja të fundit në Afganistan.
“Jam larguar nga vendi, sikurse miliona tjerë – frikësohem nga talebanët”, ka thënë ajo.
Sad Mohseni, pronar i TOLO, thotë se rasti i Arghan është një tregues i situatës në Afganistan.
Taliban üyesiyle yayın yapan gazeteci Beheshta Arghand, yayın yaptıktan kısa bir süre sonra ortadan kaybolmuştu. Bir yayın kuruluşuna demeç veren gazeteci bakın nereden çıktı.
— Haber365 (@haber365) August 30, 2021
“Pothuajse të gjithë gazetarët dhe reporterët tonë të njohur janë larguar. Po punojmë me këto forca që i kemi dhe po mundohemi të gjejmë staf të ri. Po përballemi me sfidë të dyfishtë, pasi po tentojmë të dërgojmë njerëz jashtë vendit dhe të njëjtën kohë po kryejmë punën tonë”, ka thënë ai.
Arghan është 24-vjeçe dhe për CNN ka thënë se arsyeja se pse vendosi të bëhet gazetare – filloi gjithçka kur ishte në shkollën e mesme dhe arsimtarja e detyroi të ngritet në këmbë dhe para shokëve dhe shoqeve të klasës t’i lexoj lajmet – duke luajtur rolin e spikeres.
Katër vite studioi për gazetari në Universitetin e Kabulit. Punoi për disa agjenci të lajmeve dhe në radio stacione – para se të fillonte karrierën në TOLO News.
“Kam punuar një muaj e 20 ditë para se të rishfaqeshin talebanët”, ka shtuar ajo.
A TOLOnews interview with Malala Yousafzai, human rights activist, will air on Friday at 6:30pm (local time). #Afghanistan pic.twitter.com/1axkLjti2Q
— TOLOnews (@TOLOnews) August 19, 2021
Intervista e saj me zyrtarin taliban u realizua më 17 gusht dhe është hera e parë në historinë e Afganistanit “që një përfaqësues i talebanëve të lajmërohet nga një studio televizive dhe atë duke u intervistuar nga një femër”, ka thënë Mohseni në një kolumne për Washington Post – duke theksuar se talebanët asokohe u munduar t’i tregojnë botës një “fytyrë engjëllore”.
Ajo thotë se intervista me zyrtarin taliban ka qenë e mundimshme, por se këtë e kishte bërë për gratë dhe vajzat afgane.
Earlier this month Beheshta Arghand made Afghan history by interviewing a Taliban official on TV. But now the 24-year-old Afghan journalist has fled the country. Here's what she told me via WhatsApp pic.twitter.com/RIXdgDA1UM
— Brian Stelter (@brianstelter) August 29, 2021
“I thash vetes se dikush duhet t’ia fillojë… Nëse qëndrojmë nëpër shtëpi dhe nuk shkojmë në punë, ata do të thonë se gratë nuk duan të punojnë. Për këtë i thash vetes se duhet të filloj punën. I thash talibanit se ne gratë duam të drejtat tona, duam të punojmë, duam dhe duhet të jemi pjesë e shoqërisë. Kjo është e drejta jonë”, ka shtuar Arghand.
Megjithatë ajo e sheh një dritë në fund të tunelit – duke bërë me dijet se shpreson që një ditë do të kthehet në vendlindje.
“Nëse talebanët nuk bëjnë atë për çfarë janë zotuar dhe përmirësohet situata dhe ndihem e sigurt – sigurisht se do të kthehem në vendim tim nga ku do të vazhdojë punën si gazetare”, ka thënë për fund ajo. /Telegrafi/