LAJMI I FUNDIT:

U dha informacione dy gazetarëve, pranga zyrtarit të inteligjencës në SHBA

U dha informacione dy gazetarëve, pranga zyrtarit të inteligjencës në SHBA

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romantike, është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në Gjykatën në Virxhinia.


Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publikë.

Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj.

The Washington Post ka thënë se autoritetet kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e cilit shtet bëhet fjalë, përcjell javanews.al.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë informacione gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike, e cila më pas ka ndarë të dhënat me një gazetare të një mediumi tjetër.

Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori