LAJMI I FUNDIT:

U arrestua pasi hoqi flamurin turk, juristi: Nuk kishte vepër penale

U arrestua pasi hoqi flamurin turk, juristi: Nuk kishte vepër penale

Juristi Artan Manushaqe tha se arrestimi i qytetarit që hoqi flamurin turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit nuk përbën vepër penale.

Në një intervistë për Euronews Albania ai pohoi se 48-vjeçari nuk duhet të shoqërohej nga policia.


Në rastin e Gjirit të Lalzit, aty ku ndodhi ngjarja, juristi u shpreh se duhet të mbahen tre flamuj te kabina dhe i katërti është flamuri kombëtar, pra flamuri jeshil që lejon të notosh në det, flamuri i kuq që ndalon të notosh dhe flamuri portokalli që të lejon të notosh me masa mbrojtëse.

Manushaqe komentoi se heqja e flamurit, në rast se qytetarët do të shqetësoheshin duke qenë se është ambient publik është diçka që kryhet nga organet kompetente. Ndërkohë, sipas tij qytetari nuk ka bërë asgjë me flamurin të tipit, grisje apo djegie që do të dëmtonte rëndë moralin e shtetit turk.

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det. /Euronews Albania/