Site icon Telegrafi

Tzanakopoulos: Jam optimist se do ta gjejm një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, shprehu optimizëm se mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme e emrit, nga të dyja palët. Tzanakopoulos e tha këtë në emisionin e Telivizionit Shtetërorë ERT, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas takimit të djeshëm negociatat vazhduan në bazë të kornizës që u vendos me fqinjët tanë. Jemi optimist së do të gjejmë një zgjedhje të pranueshme nga të dyja palët. Megjithatë, unë nuk dua të parashikoj asgjë në këtë kohë. Ne po punojmë për të arritur një marrëveshje për një emër të përbërë, një emër që do të zbatohet për të gjithë dhe për përdorim të përgjithshëm, që si parakusht ka ndryshimin e Kushtetutës, veçanërisht në lidhje me emrin kushtetues”, tha Dimitris Tzanakopoulos për radion greke.

Zëdhënësi i Qeverisë greke nuk dëshiroi të komentojë rreth detajeve teknike të negociatave, sidomos nëse propozimi i marrëveshjes i është dorëzuar palës maqedonase./Telegrafi/

Exit mobile version