Twitteri bllokoi përkohësisht llogarinë e presidentit Trumpit shkaku i lajmeve të rreme për COVID-19

Twitter njoftoi se ka intervenuar në llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi kishte publikuar një video që përmbante pretendime të rreme për coronavirusin.

Ai ndau një video të intervistës me Fox News, ku ndër të tjerash pohoi se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj coronavirusit, shkruan CNN.

Sipas rrjetit social, mesazhi “është në kundërshtim me Rregullat e Twitterit për keqinformim rreth COVID-19”, tha zëdhënësi i Twitterit duke shtuar se “Pronarit të llogarisë i kërkohet të heqë videon përpara se t’i mundësohet sërish ta shfrytëzojë Twitterin”.

Vetëm disa orë më parë, Facebook hoqi videon e njëjtë të të parit të SHBA-së duke e konsideruar si “fake news”.

Ndryshe, Trump disa herë është ankuar në këto rrjete sociale se po ia censurojnë mendimin e lirë. /Telegrafi/