0Shares

I fshehur në pjesën jugore të Paqësorit, Tuvalu është koleksioni i përsosur i nëntë ishujve, të cilët shtrihen në gjysmën e rrugës mes Hawait dhe Australisë.

Por pavarësisht kësaj, sipas një raporti të ri nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror, Tuvalu është vendi më së paku i vizituar në planet gjatë vitit 2016, transmeton Telegrafi.

Gjatë vitit 2016 Tuvalu ka pasur vetëm 2000 turistë, pavarësisht se ka një klimë të ngrohët tropikale dhe përqindje të ulët të krimeve.

Fqinji më i afërt i Tuvalus, Kribati, ka pasur më shumë se dyfishin e vizitorëve gjatë vitit 2016, apo gjithsej 5000 vizitorë.

Mungesën e bukurisë arkitekturale, Tuvalu e zëvendëson me plazhet e mbushura me palme dhe të përsosura për të bërë plazh.

Gjithashtu plazhet janë të zbrazura sepse ishujt nuk janë të ndërtuar, ndërsa popullsia është vetëm 10,000 banorë dhe e shpërndarë përgjatë ishujve.

Por ekziston një kulturë e fortë tradicionale vendore, e cila mbahet gjallë nga njerëzit e Tuvalus. Ju mund të shikoni vallëzime tradicionale, gdhendje druri e disa aktivitete tjera nga vendasit.

Ishulli kryesor është Funafuti, i cili gjendet në pjesën perëndimore dhe është vendi ideal për zhytje në ujë.

Tuvalu së fundmi ka fituar vëmendjen si pasojë e ndryshimeve klimatike: Kombet e Bashkuara e kanë përfshirë Tuvalun në listën e vendeve që rrezikojnë të zhduken krejtësisht si pasojë e ngritjes së niveleve të ujit gjatë shekullit të ardhshëm.

Por kjo, pavarësisht se është një fatkeqësi e vërtetë, duhet edhe t’ju nxisë ta vizitoni këtë vend para se të zhduket! /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)