Site icon Telegrafi

Turqia i bën thirrje Kinës: Mbyll kampet e internimit për myslimanët ujgurë

Turqia i bëri thirrje Kinës që të mbyllë kampet e internimit për myslimanët, duke thënë se kampet që thuhet se mbajnë rreth një milion njerëz etnik Ujgurë, janë një “turp i madh për njerëzimin”.

Javën e kaluar, aktivistët e të drejtave të njeriut i kërkuan kombeve evropiane dhe myslimane të marrin drejtimin në ngritjen e një hetimi të OKB-së për ndalimin e Kinës dhe “indoktrinimin e detyruar” të deri në një milion Ujgurëve, të cilët flasin gjuhën turke, por edhe myslimanë të tjerë në provincën Xinjiang.

“Politika e asimilimit sistematik kundër turqve ujgurë, që kryhen nga autoritetet e Kinës, është një turp i madh për njerëzimin”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy në një deklaratë të shtunën vonë.

Lexo po ashtu OKB thotë se miliona ujgurë po jetojnë si në një kamp “masiv të internimit”

“Nuk është më sekrete se më shumë se një milion turq të ujgurëve, që arrestohen në mënyrë arbitrare, i nënshtrohen torturës dhe pastrimit politik të trurit, në kampet dhe burgjet e internimit”, tha Aksoy, përcjell TCH.

Përgjigjja e Turqisë pason vdekjen e poetit dhe muzikantit ujgur, Abdurehim Hejit, në paraburgim. Pekini përballet me një presion ndërkombëtar në rritje rreth programit të tij të ashtuquajtur “de-radikalizim” në krahinën e tij perëndimore.

Lexo po ashtu Qeveria kineze vazhdon t'i shtyp myslimanët edhe në Ramazan

Ankaraja i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të ndërmarrin veprime. Kina thotë se mbron fenë dhe kulturën e pakicave të saj etnike dhe se masat e sigurisë në Xinjiang janë të nevojshme për të luftuar grupet që nxisin dhunën atje. /Telegrafi/

Exit mobile version