Karen Aldridge nga Birmingham i Anglisë, e ka lejuar një ekip televiziv të mblidhte pluhurin nga çarçafët që nuk i ka ndërruar për tre javë.
Ajo ka mbetur e turpëruar, me të parë sasinë enorme të pluhurit dhe mbetjeve të trupit, që ishte mbledhur, transmeton Telegrafi.
“Nganjëherë i lë edhe nga një muaj, meqë më duket e panevojshme t’i ndërroj, por nuk do të ndodhë më”, ka thënë Aldridge për mënyrën e pastrimit.
Lëkurat e vdekura, djersa dhe pluhuri i dhomës, bëjnë që këto shtresa të mbledhin papastërti të shumta, që më pas janë të dëmshme për shëndetin e përdoruesit. /Telegrafi/
https://youtu.be/y7JH_CmekTQ