Shëtitja nëpër Bali të Indonezisë me një palë pantallona bizare, që ia tregonin brekët, bëri që një turiste australiane të kritikohet ashpër.
Atë e konsideruan se i ofendoi banorët dhe shitësit e zonës, në atë që dukej sikur qëllimisht po ua tregonte të pasmet, transmeton Telegrafi.
“Veshja më e pazakontë dhe ofenduese, kjo nuk është as për plazh” ka qenë një prej komenteve të shumta.
Mirëpo, dashamirësit e modës dhe risive në veshje, e konsideruan si shumë të guximshme për një palë rroba më ndryshme edhe pse jo aq të këndshme në dukje. /Telegrafi/