Tuna dhe Geti po e xhirojnë klipin e ri në Turqi (Foto)

Tashmë ka kohë që Tuna dhe Geti kanë punuar në projektin e ri.
Geti ishte befasuar kur gjatë vizitës së tij në Paris, ku shkoi për të pushuar dhe për të bërë shoping për klipin e ri, mësoi se ia publikuan këngën e re me Tunën, një demo e pa përfunduar e cila megjithatë u prit mirë nga fansat e Babastars.
Tani si duket Tuna dhe Geti po qëndruan në Turqi, në Mardan Palace, ku po xhirojnë klipin e tyre të ri.
Kjo shihet më qartë nga fotografitë që Tuna i ka postuar në Instagram dhe të cilat shfaqin pamjet e vendit ku po xhirohet klipi, teksa Geti nuk ka dhënë detaje – ai vetëm ka postuar fotografi me shokun e tij, Cozman. Dhe, Geti në Twitter ka konfirmuar se është larguar nga Turqia, dhe tani është në Tiranë.
Telegrafi mëson se gjatë gjysmës së korrikut do të publikohet ky projekt, kur edhe të përfundohet plotësisht ai nga ana muzikore, edhe pse xhirimet e klipit tashmë po marrin formë.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin Tuna dhe Geti në projektin e ri dhe nëse do të kemi një hit të madh të dytë, sikurse që ishte “Fenix” i vitit të kaluar. /Telegrafi/































































