Derisa vijnë raportime të shumta rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë, raportohet se trupat kundërsulmuese ukrainase pranë qytetit të Kharkiv kanë arritur në kufirin rus.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video që supozohet se tregon një numër ushtarësh nga një brigadë e mbrojtjes territoriale në një vend të paspecifikuar në kufi.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinegubov, tha se trupat kishin rivendosur një tabelë që shënonte kufirin.
“Ne jemi krenarë për ushtarët…që rivendosën shenjën e kufirit në kufirin shtetëror!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
“Falënderojmë të gjithë ata që, duke rrezikuar jetën e tyre, çlirojnë Ukrainën nga pushtuesit rusë”, ka shtuar ai.
Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat verilindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së Kharkiv-it – i cili kishte parë javë të tëra bombardimesh.
Megjithatë, Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit më në jug. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
'Për herë të parë' Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi