LAJMI I FUNDIT:

Trump tërhiqet për armët, kërkon kontrolle më të rrepta

Trump tërhiqet për armët, kërkon kontrolle më të rrepta

Presidenti amerikan Donald Trump ndryshon qëndrim sa i përket kontrolleve lidhur me armët, në vazhdën e masakrës në shkollën e mesme të Floridës.

Zëdhënësja e tij, Sarah Huckabee Sanders sqaroi se presidenti i mbështet përpjekjet që synojnë ta bëjnë më të vështirë blerjen e armëve nga kriminelët.


Sipas Shtëpisë së Bardhë, numri një i Uashingtonit kishte biseduar me senatorin republikan, John Corny, dhe kolegun e tij demokrat, Chris Murphy, lidhur me një projektligj konsensual të prezantuar prej tyre që do të detyrojë shtetet dhe agjencitë federale të raportojnë më shpesh akuzat, që do të pengonin një individ të blinte armë zjarri.

Nisma pason raportimet se, vrasësi i dyshuar i 17 personave në shkollën e mesme të Parklandit, në Florida, e kishte blerë në mënyrë të ligjshme armën e tij.

Trump, i cili ka qenë një mbështetës i fortë i së drejtës për të zotëruar armë, u kritikua ashpër për reagimin fillestar ndaj tragjedisë në shkollë.

Në një postim në “Twitter”, ai tha se u përcillte ngushëllimet dhe lutjet familjarëve të viktimave, duke nxitur komentet e ashpra të disa studentëve që i kërkuan atij të bënte diçka, në vend që të lutej.

Nxënësit që i mbijetuan sulmit në Parkland u zemëruan edhe pas deklaratës së presidentit, të dielën, kur ai e lidhi dështimin e FBI-së në adresimin e paralajmërimeve për të dyshuarin 19-vjeçar, Nikolas Cruz, me angazhimin e ekzagjeruar të saj në hetimin mbi Rusinë.

Ata protestuan në Uashington, në përpjekje për të detyruar ligje më të rrepta për armët.

Sipas statistikave, mbi 30 mijë njerëz vdesin çdo vit në incidente të lidhura me armët në SHBA. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori