Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha amerikanëve të përgatiten për javën më vdekjeprurëse nga coronavirusi, pasi vendi do të përballet me dy javët më kritike të pandemisë.
“Do të ketë shumë viktima”, tha Trump gjatë një adresimi para gazetarëve.
Trump kritikoi qeverinë për mos-sigurimin e ventilatorëve të mjaftueshëm që nevojiten për mbijetesën e pacientëve, duke theksuar se shumë udhëheqës të shteteve amerikane kanë kërkuar më shumë pajisje se që kanë nevojë.
“Frika ndaj shkurtimeve ka çuar në kërkesa të shumta”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve të infektuara me coronavirus. Më shumë se 306,000 persona janë testuar pozitiv dhe 8,300 kanë humbur jetën.
Ekspertët mjekësor të Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se 100,000 deri në 240,000 persona mund të humbin jetën nga kjo pandemi edhe nëse zbatohen masat e izolimit.
“Jemi duke shkuar drejt një periudhe mjaft të rreizkshme. Nuk kemi parë këso statistika më parë. Ndoshta gjatë Luftës së Parë ose të Dytë Botërore”, tha Trump.
Nju Jorku ka shënuar 630 vdekje të reja brenda 24 orëve një ditë më parë. Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andrew Cuomo, ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të SHBA-së. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi