LAJMI I FUNDIT:

Trump përplaset me demokratët për murin në kufi, kërcënon me “mbyllje të qeverisë” (Video)

Trump përplaset me demokratët për murin në kufi, kërcënon me “mbyllje të qeverisë” (Video)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi në mënyrë të përsëritur një ‘mbyllje të qeverisë’ për financimin e murit të tij të propozuar kufitar në një grindje buxhetore me demokratët kryesorë.

Gjatë një debati të ndezur me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, Trump tha se do të ishte “krenar” për të mbyllur shërbimet qeveritare mbi sigurinë e kufirit.


Nëse ligjvënësit nuk mund të bien dakord për një buxhet federal, financimi për disa departamente do të përfundojë në fund të javës së ardhshme.

Trump ka kërkuar të përfshijë 5 miliardë dollarë në marrëveshjen për sigurinë e kufirit.

Por senatori Schumer dhe kongresmenia Pelosi thanë se kishin rënë dakord të zgjeronin fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare në nivelet aktuale të 1.3 miliardë dollarëve deri në 30 shtator 2019, përcjell oranews.tv.

Trump hapi takimin në Zyrën Ovale duke e quajtur atë një “nder të madh” për të prezantuar Schumer dhe Pelosi në takimin e parë që kur demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Por takimi u shndërrua së shpejti në kundërshtim meqë Pelosi dhe Schumer argumentuan se Kongresi i kontrolluar nga republikanët mund të kalonte legjislacionin përpara se financimi për disa agjenci të skadonte më 21 dhjetor.

Presidenti pretendoi se mund të kalonte vetëm nëse i plotësonte kërkesat e tij për më shumë fonde për muret e propozuara kufitare përgjatë kufirit jugor të SHBA.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori