LAJMI I FUNDIT:

Trump nënshkruan urdhrin “për t’i mbajtur familjet e migrantëve të bashkuara”

Trump nënshkruan urdhrin “për t’i mbajtur familjet e migrantëve të bashkuara”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.

Urdhri vjen pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës Trump, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan.

Me politikën e tillë, autoritetet kanë ndaluar personat që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin në SHBA – të rriturit i kanë dërguar nëpër qendra të ndalimit për t’u përballur me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i kanë çuar në qendra të tjera ndalimi, larg prindërve.

Trump tha se është prekur nga fotografitë e fëmijëve që janë ndarë nga prindërit.

Ai, më herët, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë ligjin që do t’iu jepte fund ndarjeve të familjeve.

“Nuk më kanë pëlqyer pamjet e familjeve të ndara”, tha Trump teksa nënshkroi urdhrin, përcjell rel.

Autoritetet kanë thënë se në gjashtë javët e fundit, gati 2,000 të mitur janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori