Presidenti Donald Trump ka humbur durimin me shefin e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mjeku Robert Redfield, si dhe me ekspertët e tjerë të shëndetit publik të ekipit të coronavirusit sepse po japin mesazhe në kundërthënie me atë.

Trump beson se përparimet nuk po vijnë mjaft shpejt, sipas njerëzve të afërt me presidentin amerikan, transmeton Telegrafi.

Tetë zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të shëndetit publik përshkruan për CNN-in një mjedis dërrmues në agjencitë e ngarkuara me coronavirusin.

“Morali është aq i ulët sa nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk kemi besim në udhëheqjen tonë”, tha një zyrtar i CDC-it.

“Njerëzit tanë janë në mjerim sepse kjo pandemi nuk po përfundon. Ne ende kemi nevojë për një përgjigje të fortë të shëndetit publik”, shtoi burimi.

CDC-ja: Njerëzit e ekspozuar ndaj coronavirusit nuk kanë nevojë të testohen CDC-ja: Njerëzit e ekspozuar ndaj coronavirusit nuk kanë nevojë të testohen

Brenda Shtëpisë së Bardhë, Dr. Deborah Birx dhe Anthony Fauci kanë garuar se cili do të ketë ndikim më të madh te këshilltari i ri rreth coronavirusit të Trumpit, Dr. Scott Atlas, një neuroradiolog pa ekspertizë të shëndetit publik ose sëmundjeve infektive, pikëpamjet e të cilit janë jashtëzakonisht larg nga ekspertët kryesorë të shëndetit publik. /Telegrafi/