LAJMI I FUNDIT:

Trump – gruas së ushtarit të rënë: Ai e dinte se çfarë do ta gjente (Foto)

Trump – gruas së ushtarit të rënë: Ai e dinte se çfarë do ta gjente (Foto)

Presidenti amerikan, Donald Trump është raportuar se i ka thënë vejushës së një ushtari të vrarë në Nigeri që “ai e dinte se çfarë ndodh në luftë, por si duket, prapë mërzitesh për të”- ka rrëfyer kongresmenia Frederica Wilson.

Trupi i pajetë i rreshterit La David Johnson është kthyer në shtëpi në Miami të martën pasdite, raporton CNN.


Presidenti Trump ka telefonuar vejushën e rreshterit Johnson, pak pasi që trupi i pajetë ka arritur në regjionin e Floridës- ka thënë Wilson, demokrate nga Florida.

“Ai thjesht i tha ‘Epo, ai e ka ditur se çfarë ndodh në luftë, por si duket, prapë mërzitesh për të’”- shto Willson duke pohuar se e kishte dëgjuar një pjesë të thirrjes telefonike duke qenë se ndodhej në të njëjtën makinë me familjen e të posavdekurit.

“Është e vërtetë që ai është shprehur kështu. Fjalë të tilla mund t’i thuash dikujt gjatë një bisede të zakonshme, por jo një gruaje që sapo ia kanë vrarë burrin. Të gjithë e dinë që nëse shkon në luftë, ka mundësi që nuk do të kthehesh i gjallë por nuk duhet rikujtuar një gjë të tillë një vejushe. Shumë e pandjeshme nga ana e tij”- ka shtuar Wilson.

Katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në një luftim në Niger të zhvilluar më 4 tetor.

Presidenti Trump foli për këto vrasje 12 ditë më vonë, gjatë një konference në Rose Garden. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori