LAJMI I FUNDIT:

Trump “është i gatshëm të udhëheqë” një grup për të negociuar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës

Trump “është i gatshëm të udhëheqë” një grup për të negociuar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës

Ish-presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi të mërkurën se ai mund të drejtojë një ekip për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa postime në Truth Social, Trump iu referua rrjedhjeve të paprecedentë në tubacionet Nord Stream ndërsa ofroi ide se çfarë mund të kontribuonte në situatë.


Në postimin e tij të parë, Trump pretendoi se tubacioni ishte sabotuar, gjë që “mund të çojë në përshkallëzim të madh, ose në luftë!”.

“Lidershipi ‘i SHBA-së’ duhet të mbetet ‘i ftohtë, i qetë’ në sabotazhin e gazsjellësit Nord Stream. Kjo është një ngjarje e madhe që nuk duhet të sjellë një zgjidhje të madhe, të paktën jo ende”, ka shkruar ish-presidenti.

Trump gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të kishte qenë president dhe do të ofronte zgjidhje për situatën.

“Mos i përkeqësoni gjërat me shpërthimin e gazsjellësit. Jini strategjik, jini të zgjuar, përfundoni një marrëveshje të negociuar TANI”, ka shkruar Trump. “Të dyja palët kanë nevojë dhe duan. E gjithë bota është në rrezik. Ta kryesoj unë grupin???”.

Por siç vlerëson Business Insider, sugjerimi i Trump që ai të drejtojë një ekip për të ulur tensionet me Rusinë është në kontrast të plotë me disa deklarata që ai bëri në ditët e para të luftës në Ukrainë.

Në mars, Trump tha se do të dërgonte nëndetëse bërthamore për të shkuar “lart e poshtë” në brigjet e Rusisë për të bërë presion ndaj udhëheqësit rus Vladimir Putin.

Sidoqoftë, komentet e Trump të mërkurën nuk ishin hera e parë që ai i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të “kuptojnë” një zgjidhje.

Në prill, ai tha se të dy vendet duhet të negociojnë paqen “tani – jo më vonë – kur të gjithë do të jenë të VDEKUR!”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori