Site icon Telegrafi

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA – Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Shtetet e Bashkuara donin të anulonin vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington.

Por udhëheqësi francez Emmanuel Macron e bindi presidentin amerikan Donald Trump që të mos e bënte këtë.

Kështu së paku pretendon mediumi francez, BFM TV, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas raportimeve të mediave, më 26 shkurt, presidenti ukrainas mori një mesazh nga administrata amerikane që i kërkonte të mos shkonte në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me Trump.

Por Zelensky telefonoi Macronin, i cili nga ana e tij kontaktoi Trumpin, duke i kërkuar që të priste kolegun e tij dhe shtoi se ai do të garantonte për të.

Dhe siç thuhet më tej, Trump përfundimisht ra dakord, duke njoftuar më vonë atë ditë se do të priste liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë se presidenti i Ukrainës konfirmoi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara në mbrëmjen e 26 shkurtit.

Para kësaj, ai tha se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kishin arritur një marrëveshje kornizë për mineralet.

Siç raportojnë mediat, ajo nuk duhet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas.

Më pas, theksojnë mediat, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje të detajuar, e cila më pas do të nënshkruhet nga të dyja palët dhe do të ratifikohet nga Verkhovna Rada e Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version