Presidenti amerikan Donald Trump denoncoi të martën Rachel Crooks si dhe Washington Post-in për botimin e një artikulli që lidhet me akuza seksuale ndaj tij. Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar Trumpin për sulme seksuale.
Artikulli në “Washington Post” ofron një tregim të detajuar të asaj çka pretendohet të ketë bërë Trump.
Në shkrim thuhet se në 11 janar të vitit 2006, Trump e puthi me forcë Rachel Crooks-in, në atë kohë 22-vjeçe, ndërsa të dy ishin duke pritur për një ashensor në Trump Tower në Nju Jork.
Por ashtu sikurse për pretendime të tjera, Trump i ka mohuar akuzat në një koment në twitter të martën.
“Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Washington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Tower 12 vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë? Një tjetër akuzë e rreme! Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje? Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj. Vetëm FoxNews-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore”, shkruan ai.
Në përgjigje të komenteve të presidentit republikan, Rachel Crooks, e cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi Trumpin duke i kërkuar të publikohen videon e ngjarjes së dyshuar.
“Ju lutem, patjetër, publikoni pamjet e korridorit të ashensorit në katin e 24-të, në mëngjesin e 11 janarit 2006. Le ta qartësojmë këtë për të gjithë. Janë gënjeshtarët si ju në politikë që më kanë bërë të kandidoj”, tha ajo.
Shumica e akuzave nga gratë e tjera për abuzim seksual ku përshkruhen incidentet që përfshijnë pesë dekada, u bënë pasi Trump nisi fushatën për president në vitin 2015.
Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i quajtur ato “tërësisht trillime”. Para disa kohësh ai shkroi në twiter se “askush nuk ka respekt për gratë më shumë se ai”. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin