LAJMI I FUNDIT:

Truk i mahnitshëm: Bananen e gjelbër ta bëni perfekt të pjekur për 30 sekonda!

Truk i mahnitshëm: Bananen e gjelbër ta bëni perfekt të pjekur për 30 sekonda!

Bananet e pjekura në mënyrë të pamjaftueshme, jeshile, kanë një shije të hidhur nga ato të verdha dhe janë të vështira për t’u qëruar

Nëse nuk mund të prisni 3 ditë që ato të piqen dhe të marrin ngjyrën e tyre të verdhë dalluese, mund të bëni këtë truk të shpejtë dhe të lehtë.

E vetmja gjë që ju nevojitet është një pirun dhe një mikrovalë, transmeton Telegrafi.

∙ Së pari, shponi bananen me një pirun nga të gjitha anët për të lehtësuar depërtimin e nxehtësisë.
∙ Pastaj, futeni bananen në mikrovalë (rreth 30-60 sekonda.
∙ Nxirreni nga mikrovala, dhe vetëm pasi të ftohet mund ta hani.

I gjithë procesi zgjat vetëm maksimumi një minutë.

Kur ta nxirrni bananen nga mikrovala, mbase do të duket keq, por struktura e saj do të jetë e njëjtë me strukturën e një bananeje të pjekur perfekt.

Gjithashtu, meqenëse buka më e mirë e bananes përgatitet pikërisht me banane të pjekur, në këtë mënyrë mund të siguroni shpejt dhe lehtë përbërësit më të mirë. /Telegrafi/