Ndeshja kryesore u zhvillua në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Hajvalisë, ku vendasit shënuan fitore të merituar 2-0.
Pasi 45 minutat e parë të takimit përfunduan ashtu siç filluan pa gola, në pjesën e dytë vendasit realizuan dy herë nëpërmjet Samir Sahitit dhe Fiton Hajdarit.
Në kryeqytet, Prishtina ka shënuar fitore minimale (1-0) ndaj Vushtrrisë. Golin e vetëm për bardh e kaltrtit e realizoi Shend Kelmendi.
Në Prizren adhuruesit e futbollit janë kënaqur në ndeshjen Liria-Llapi, pasi kanë parë shtatë gola.
Vendasit triumfuan me rezultat 5-2, falë golave të shënuar nga Blend Memaj që shënoi dy herë, Liridon Fetahaj, Florim Bërbatovci dhe autogoli i Leutrim Kadriut, ua sollën fitoren vendasve.
Ndërkohë, takimi i vetëm pa fitues u zhvillua në Skënderaj, ku Drenica dhe Istogu luajtën baras, 1-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Agron Bruqit, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin 20 minuta para fundit me autor të golit Kastriot Mehmetin.
Nesër (e enjte) do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit në Superligë, ku do të jetë derbi në Gjilan mes dy skuadrave me traditë të madhe në Superligë, Dritës dhe Besës. /Telegrafi/