Triumf i shqiptarëve të Zvicrës (Video)

Protagonistë në këtë sfidë ishin dy mesfushorët shqiptarë, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri.
Futbollisti i Galtasarayt shënoi golin e vetëm në pjesën e parë (29’), në të cilin asistoi mesfushori ofensiv i Interit.
Pas një ore lojë, Shaqiri shënoi një gol fantastik me këmbën e majtë (60’).
Për ta mbyllur në mënyrën më të bukur këtë sfidë u kujdes Xhemaili me golin e dytë personal të realizuar nga gjuajtja e lirë (68’).
Pajtim Kasami, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi ishin tre shqiptarët tjerë që startuan për Zvicrën, ndërsa Granit Xhaka qëndroi në bankën rezervë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































