LAJMI I FUNDIT:

Trendi natyror, harmonia e JYSK

Trendi natyror, harmonia e JYSK

Çdo sezon, ne bëjmë një hap prapa ku rinovojmë dhe rregullojmë asortimentin tonë për të pasqyruar disa nga tendencat më të mëdha që rrjedhin në shoqërinë tonë.

Jetojmë në një shoqëri me ritme të larta, përdorimi i pajisjeve digjitale në çdo moment të ditës, bën që shumë prej nesh të kërkojmë më shumë ekuilibër, stabilitet dhe qetësi në jetën tonë. Në këtë aspekt, natyra është një burim ideal frymëzimi.

Një mënyrë për t’u rilidhur me natyrën është duke përdorur materialet, ngjyrat ose format e natyrës në stilimin e dhomës tuaj, dhe kjo është ajo që ne bëjmë me trendin e ri në JYSK, EARTHEN LUXE, i cili është frymëzuar nga universi harmonik i natyrës. Strukturat e materialeve të përdorura në produkte janë ato që bëjnë dallimin: skajet, lëkura dhe materiali prej pellushi të cilat u japin atyre një pamje të ashpër, natyrale. Ngjyra e bezhës në NATTLILJA është një shembull i shkëlqyeshëm.

Qilimi rrethor SANDELTRE është bërë nga ‘jute’ natyrale dhe ka një tel pambuku, e cila është praktike, dekorative dhe e dobishme në shumë hapësira të ndryshme.

Në këtë trend, EARTHEN LUXE, ne marrim elemente nga argjila, toka dhe gjethet. Vazoja MATHIAS ka një sipërfaqe me teksturë, të krijuar gjatë procesit së krijimit në flakë. Kjo vazo është një kujtesë delikate e ekuilibrit të natyrës, midis krijimit dhe shkatërrimit.

Me pamjen e saj të pastër dhe të rregullt, komoda TRAPPEDAL krijon kornizën perfekte për pjesët e dekoreve me pamje më organike.

Shkalla e ngjyrave të përdorura në këtë trend përfshin nuancat blu, jeshile, jeshile me pluhur, kafe dhe nuanca me pamje të ndryshkur.

Shikoni të gjitha në https://jysk-ks.com/

Na vizitoni në dyqanet tona ose porositni online tani: 0800 10 500 (pa pagesë). 

Artikull i sponzorizuar