LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet mish për qefi nga “BUQUKU”

Tre vjet mish për qefi nga “BUQUKU”

Për tri vite radhazi fabrika për përpunimin e mishit “BUQUKU”, ka bërë një punë të pandalshme përmes ngritjes së nivelit profesional dhe duke investuar shumë në zhvillimin e produkteve të reja, me ç’rast janë bërë kompania lidere në industrinë e përpunimit të mishit të freskët në Kosovë.

Me qëllim të plotësimit të kërkesave të tregut dhe ofrimit të produkteve të freskëta dhe cilësore “BUQUKU” ka investuar vazhdimisht në teknologji dhe resurse njerëzore që nga periudha e hapjes së linjës se re përpunuese.

Falë besimit të qytetarëve, “BUQUKU” është zhvilluar me hapa të mëdhenj, duke e shtuar kështu prezencën, respektivisht shitjen së paku për 30 për qind nga viti në vit.

Prandaj, ne sot besojmë se janë të paktë njerëz që nuk i kanë provuar e shijuar produktet e “BUQUKU”- t, ku falë besimit të tyre ndaj produkteve tona, po vazhdojmë me plasimin e produkteve të reja në tregun kosovar.

Tash mund të gjeni në treg edhe produktin e ri: Përshutë e vakumuar nga “BUQUKU”.

Për më shumë informata  dhe për më të rejat nga “BUQUKU” na ndiqni në: https://www.facebook.com/buquku.since.1850/. /Telegrafi/