LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur, Putini është informuar për ngjarjen – detaje të reja rreth shpërthimeve në dy baza ushtarake në Rusi

Tre të vdekur, Putini është informuar për ngjarjen – detaje të reja rreth shpërthimeve në dy baza ushtarake në Rusi
-->

Të paktën tre persona janë vrarë nga shpërthimet në dy baza ajrore ushtarake në Rusi, sipas raportimeve.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një aeroport rus pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në një bazë ajrore në qytetin Engels në rajonin rus të Saratov, thuhet se ka ndodhur një tjetër shpërthim.

Megjithatë, Sky News thotë se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte.

Ndërkohë Anton Gerashchenko, një këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi një video duke pretenduar se ilustron momentin kur një dron dëmtoi dy aeroplanë Tu-95 në Engels.

Baza ajrore Engels strehon bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-160 që kanë qenë të përfshirë në nisjen e sulmeve në Ukrainë. Ata bombardues janë të aftë të mbajnë armë bërthamore.

Dhe pamjet video duket se tregojnë shpërthimin nga një kompleks apartamentesh rreth 6 km nga baza ajrore.

Guvernatori rajonal i Saratovit, Roman Busargin tha se nuk kishte dëmtime në objektet civile dhe shtoi se autoritetet po kontrollojnë nëse ka pasur ndonjë incident në objektet ushtarake.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se Vladimir Putin është informuar për raportet e incidenteve në rajonet e Saratovit dhe Ryazanit, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Botë
Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Azia
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Australia
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kalo në kategori