LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Tre të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar tre persona në Istog për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin për media thuhet se tre të arrestuarve gjatë kontrollit te të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar : një armë Astra Unceta mod.7000 cal. 22LR një karikator me gjashtë fishek, arma TT 7.62mm një karikator me 8 fishek dhe një pushkë gjuetie England me 22 fishek cal.12mm.

Në konsultim me Prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . /Telegrafi/