LAJMI I FUNDIT:

Travis Scott paditet nga një grua e cila ishte shtatzënë dhe humbi foshnjën në ngjarjen tragjike në “Astroworld”

Travis Scott paditet nga një grua e cila ishte shtatzënë dhe humbi foshnjën në ngjarjen tragjike në “Astroworld”
Foto: Getty Images

Travis Scott është goditur me një tjetër padi që rrjedh nga tragjedia e nëntorit 2021 në festivalin “Astroworld”, Houston.

Shanazia Williamson dhe bashkëshorti i saj, Jarawd Owens nga Dyaton, Ohio, pretenduan në një padi të re se fëmija i tyre i pa lindur vdiq si rezultat i turmës duke përfshirë lëndime të tmerrshme dhe përfundimisht vdekjen e foshnjës në bark.


“Përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomaku dhe pjesë të tjera të trupit të saj”, thuhet në padi.

Travis Scott (Foto: Getty Images)

Sipas Rolling Stone, padia u ngrit fillimisht më 27 dhjetor 2021.

Për më tepër, vdekja e fëmijës së pa lindur thuhet se nuk u klasifikua nga Instituti i Shërbimeve Ligjore të Qarkut Harris, pasi vdekja ose aborti i supozuar nuk ndodhi në Houston dhe çifti jeton në Ohio.

Travis Scott do të dhurojë performancën e parë televiziv në “Billboard Awards 2022” - gjashtë muaj pas tragjedisë në “Astroworld”
Lexo po ashtu Travis Scott do të dhurojë performancën e parë televiziv në “Billboard Awards 2022” - gjashtë muaj pas tragjedisë në “Astroworld”

Mbetet e paqartë se në cilin muaj të shtatzënisë ishte Williamson.

Dokumenti i ri i gjykatës liston tani 11 vdekje pasi më parë kishte raportuar 10.

Tragjedia në “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Para dosjes më të re në lidhje me foshnjën e pa lindur, viktima më e re e tragjedisë ishte nëntëvjeçari Ezra Blount.

Të tjerët që vdiqën ishin nga 14 deri në 27 vjeç, shumë prej të cilëve u përmendën në paditë që u ngritën në ditët pas tragjedisë.

Travis në anën tjetër rreth dy javë më parë lansoi këngën e parë që nga tragjedia e “Astroworld”.

Reperi po ashtu është rikthyer me performanca të reja dhe një të tillë e mbajti në Miami. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori