LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Dritës, Nuhiu: Lojtarët treguan karakter, konkretizuam rastet ndaj Drenicës

Trajneri i Dritës, Nuhiu: Lojtarët treguan karakter, konkretizuam rastet ndaj Drenicës

Drita është rikthyer te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll e ka mposhtur Drenicën me rezultat bindës 4-1.

Bujar Shabani, Hamdi Namani, Kastriot Rexha dhe Betim Haxhimusa ishin shënuesit për gjilanasit në këtë triumf të katërt sezonal për kampionët në fuqi, që vitin pas disfatës nga Ballkani.


Pas ndeshjes, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në intervistë për “Art Sport” deklaroj se futbollistët treguan karakter dhe u rikthyen fitoreve.

“Futbollistët treguan karakter, pasi që u rikthyen pas disfatës së xhiros së kaluar. Konkretizuam disa nga mundësitë e shumta qe kishim, por i kuptoj futbollistët që pas rezultatit ata ndjejnë një vetëkënaqësi, megjithëse kjo gjë nuk guxon të na ndodh”.

Kampioni rikthehet te fitorja, fiton me rezultat të thellë ndaj Drenicës
Lexo po ashtu Kampioni rikthehet te fitorja, fiton me rezultat të thellë ndaj Drenicës

“Kufizuam kundërshtarin në mundësi shënimi, dhe krijuam shumë raste. Më gëzon fakti se futbollistët u përgjigjen detyrave dhe merita është e tyre”, ka thënë Ardian Nuhiu. /Telegrafi/