LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Atalantas, Gasperini zbulon se kishte COVID-19 dhe frikësohej se do të vdes

Trajneri i Atalantas, Gasperini zbulon se kishte COVID-19 dhe frikësohej se do të vdes
Gian Piero Gasperini (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini zbulon se ai kishte Covid-19 në ditën e ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Valencian.

Bergamo ishte një nga epiqendrat e pandemisë në Itali dhe shumë ekspertë citojnë se ndeshja Atalanta-Valencia në San Siro ishte njëra nga shkaqet kryesore, pasi 40 mijë tifozë ishin në Milano, duke festuar rezultatin historik 4-1.


“U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian, por pasditen e ndeshjes u ndjeva edhe më keq”, ka thënë fillimisht Gasperini për La Gazzetta dello Sport.

“Nëse i shikoni fotografitë, nuk dukesha mirë në bankinë. Kjo ishte më 10 mars. Dy netët më pas, nuk flija mirë. Nuk kisha ethe, por ndjeja sikur kisha”.

Kryetari i Bergamos: Ndeshja Atalanta-Valencia ishte një bombë biologjike, 40 mijë tifozët janë infektuar me coronavirus
Lexo po ashtu Kryetari i Bergamos: Ndeshja Atalanta-Valencia ishte një bombë biologjike, 40 mijë tifozët janë infektuar me coronavirus

“Çdo dy minuta, një ambulancë kalonte, pasi ka një spital afër terrenit. Kjo dukej si një zonë lufte. Natën mendoja, çfarë do të ndodhë me mua nëse shkoj në atë spital? Nuk mund të shkoj tani, kam akoma shumë për të bërë…”.

“Ishte në një farë mënyre një shaka me veten time për të lehtësuar gjendjen shpirtërore, por nga ana tjetër, vërtet mendoja për këtë. Pastaj, të shtunën më 14 mars, unë pata seancën më të vështirë të stërvitjes në këto vite karrierë, një orë në makinën e vrapimit, plus një vrapim 10 km. Ndihesha i fortë, mrekullueshëm”.

Gasperini gjatë ndeshjes ndaj Valencias (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Vetëm kohëve të fundit është shfaqur se humbja e shijes mund të jetë një shenjë e Covid-19 dhe Gasperini përshkruan simptomat në mënyrë perfekte.

“Një ditë më pas, ekipi mori ushqim nga një kuzhinier i yjeve të Michelin, i cili është një tifoz i Atalantas. E shijova dhe i thashë: ‘Ky është ujë…’. Kisha humbur plotësisht ndjenjën time të shijes”.

Gasperini pas kualifikimit në çerekfinale: Atalanta mund të bëjë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Gasperini pas kualifikimit në çerekfinale: Atalanta mund të bëjë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve

“Kam qëndruar në terrenin e trajnimit Zingonia për tre javë. Kur u ktheva në shtëpinë time në Torino, gjithmonë respektoja distancimin shoqëror me gruan dhe fëmijët. Ndërsa kurrë nuk kam pasur ethe, nuk kam bërë testin e shtupës, por 10 ditë më parë analizat e gjakut konfirmuan se kisha Covid-19”.

“Unë kam antitrupa, por kjo nuk do të thotë që tani jam imun”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori