Site icon Telegrafi

Tragjedi në Ohio të SHBA-së, babai vrau vajzën e tij duke menduar se ishte hajdut

Një vajzë adoleshente dyshohet se u vra nga babai i saj herët në mëngjes të mërkurën në atë që duket të jetë një rast i identitetit të gabuar, sipas raportimeve.

Siç shkruajnë mediat amerikane, përcjell Telegrafi, hetuesit po shqyrtojnë vdekjen e Janae Hairston, 16 vjeçe, nga Columbus, Ohio, e cila u qëllua në garazhin e shtëpisë së saj.

Në një telefonatë 911, nëna e Hairston tha se babai i vajzës hapi zjarr, sepse mendonte se ajo ishte një hajdute, përkatësisht dokumentet e policisë thanë se babai i Hairston mendonte se ajo ishte dikush që donte të futej në shtëpi.

Policia thuhet se mbërriti në vendngjarje rreth orës 4:28 të mëngjesit dhe Hairston u transportua në spitalin Mount Carmel East në gjendje kritike, tha Departamenti i Policisë Columbus.

Sipas hetuesve, ajo u shpall e vdekur në orën 5:42 të mëngjesit.

Departamenti i Policisë së Columbus nuk mundi të jepte menjëherë më shumë detaje, por e ka referuar çështjen në zyrën e Prokurorit të Qarkut Franklin për shqyrtim. /Telegrafi/

Exit mobile version