LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Guine – mbi 50 persona dyshohet se kanë vdekur gjatë një ndeshje futbolli

Tragjedi në Guine – mbi 50 persona dyshohet se kanë vdekur gjatë një ndeshje futbolli

Një raportim i fundit ka bërë me dije se dyshohet që mbi 50 persona kanë vdekur gjatë një përleshje në një ndeshje futbolli në Guinenë juglindore.

Bah Oury, kryeminstri i Guinesë, ka konfirmuar se ky incident ka shkaktuar disa pasoja të njëpasnjëshme.

Kjo përleshje besohet të ketë nisur pasi tifozët e ekipit rival e kundërshtuan vendimin për një penallti e cila u dhurua gjatë ndeshjes.


Pas konfirmimit të aksidentit tragjik, kryeministri nuk konfirmoi ndonjë fatalitet, por bëri thirrje për ‘qetësi sociale’.

Foto: Bah Oury, kryeministri i Guinesë juglindore

“Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që ndodhën në një ndeshje futbolli mes Labe dhe Nzerekore këtë pasdite”.

“Viktima janë regjistruar gjatë kësaj përplasje mes turmës. Qeveria po monitoron zhvillimin e situatës dhe ripërsërit thirrjen e tyre për qetësi në mënyrë që shërbimet spitalore të mos pengohen për të dhënë ndihmën e parë për të lënduarit”.

Oury nuk e konfirmoi numrin e saktë të personave të lënduar, por më vonë u konfirmua në një raport më të detajuar se çfarë ndodhi në shkallët e stadiumit.

Sidoqoftë, një zyrtar lokal i ka bërë me dije agjencisë së lajmeve Reuters, se mbi 50 persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur nga kjo ngjarje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori