Një tragjedi ka ndodhur në futbollin brazilian ku më së kequ e ka pësuar një tifoz.
Në ndeshjen e rëndësishme për titull që përballte skuadrat braziliane të CSA dhe CRB në kampionatin Alagoano, u përjetua një nga skenat më të tmerrshme që janë parë ndonjëherë në një fushë futbolli.

Tifozët e të dyja skuadrave u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe nisën një sherr masiv që përfundoi në tragjedi.


Fatkeqësisht, spektatorët dhe teleshikuesit u bënë dëshmitarë të një rrahjeje brutale deri në vdekje të një tifozi.

Ky akt i dhunës është dënuar nga të dyja klubet si dhe nga federata e futbollit të Brazilit. /Telegrafi/

telegrafi sport app