Duket se dilerët e drogës kanë gjetur metoda të pazakonta për transportimin e lëndëve të ndryshme narkotike, dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e publikuar më poshtë.
Por, qysh në shekullin e 12-të, pëllumbat janë përdorur për të dërguar mesazhe të ndryshme në distanca të largëta, por duket se një metodë e tillë po vazhdon edhe sot të përdoret por jo për mesazhe, por për drogë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet në Kuvajt gjatë kësaj jave kanë kapur disa pëllumba, të cilët kishin të montuar mbi shpinë një xhep të vogël brenda të cilit kishte lëndë të ndryshme narkotike, të cilat besohet se u takojnë kontrabanduesve që praktikojnë këtë teknikë të trafikimit jashtë kufijve.
Në fotografi mund të shihet një pëllumb i “arrestuar”, i cili mbi shpinë kishte një xhep që kishte plot 200 pilula të vogla. Ky pëllumb besohet se ishte nisur nga Iraku për në Kuvajt. /Telegrafi/